TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër persona të tjerë dyshohet se kanë humbur jetën në Kosovë nga koronavirusi duke e çuar në 70 numrin e vìktimave.
Mediat në Kosovë bëjnë me dije s,e në një hark të shkurtër kohorë kanë humbur jetën 12 persona nga Covid 19.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka rrethuar Klinikën Infektive të QKUK-së, në këtë klinikë përveç numrit të madh të policëve, janë parë edhe përfaqësues të Mjekësisë Ligjore dhe prokurorisë.
Gjithashtu mësohet se një 70-vjeçar ka humbur jetën gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele, ku vajza e tij ka thënë për mediat se dyshojnë që babai i tyre ka vdekur për shkak të mungesës së oksigjenit.
Deri më tani numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë është 3 356 persona dhe janë shëruar 1 874.