AKTUALITET, 5 Korrik 2020, 10:42

Rritet numri i viktimave, humbin jetën dy pacientë me koronavirus


Dy paciente e kane humbur betejen me koronavirusin ne 24 oret e fundit ne vendin tone.

Ministria e Shendetesise ka bere me dije sot se dy pacientet qe humben jeten ne Infektiv jane nga Tirana dhe nuk kane mundur te mbijetojne pavaresisht perpjekes se mjekeve per t’i shpetuar.

Pacientet nga Tirana qe humben jeten jane 67 dhe 69 vjec, duke e çuar në 76 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Ministria duke i shprehur ngushellimet familjeve per humbjen e madhe ka apeluar per shume kujdes, duke thene se shtrimet ne Infetkiv po rriten dita-dites.

Ndërkohë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 74 raste të reja duke e çuar në 2893 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.