TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, anuloi të premten vizitën e planifikuar për në Serbi, pasi një aeroplan qeveritar serb transportoi trupin e ish-komandantit të ushtrisë dhe kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiç, i cili vdiq javën e kaluar, në Beograd, ku priten të mbahen edhe homazhe.
Në një reagim në X, ajo shkruan se lëvdimi që po bëhet për figurën e tij është i papajtueshëm me vlerat e BE-së. Kos shkruan se rruga drejt Unionit kërkon përballje me të vërtetën dhe respektim të viktimave të krimeve të luftës.
“Ratko Mladiç u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Kthimi i eshtrave të tij në Beograd i kujton Evropës faqet më të errëta të historisë sonë të kohëve të fundit.
Lëvdimi që rrethon vdekjen e tij është i papajtueshëm me vlerat mbi të cilat është ndërtuar rruga drejt BE-së. Kjo rrugë kërkon përballje me të kaluarën, pajtim të vërtetë dhe respekt për viktimat e krimeve të luftës.
Vlerat që mbështesin të ardhmen tonë të përbashkët nuk janë të negociueshme. Në këtë kontekst, kam vendosur të mos vazhdoj me vizitën time të planifikuar në Serbi në këtë kohë.”, ka shkruar ajo.
Mlladiç, i njohur ndryshe si “Kasapi i Bosnjes”, dhe i cili u dënua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1992-1995, vdiq javën e kaluar në një qendër paraburgimi të OKB-së në Hagë në moshën 84-vjeçare.