BALLKAN, 7 Gusht 2018, 13:45

Ndarja e Kosovës/ A ka një pakt të fshehtë Thaçi – Vuçiç?

Ndarja e Kosovës/ A ka një pakt të fshehtë Thaçi

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka dalë sot në një konferencë shtypi për të folur për një zgjidhje për çështjen e Kosovës. Ai është rrezervuar të shpjegojë se çfarë parashikon me këtë zgjiodhje por është mjaftuar të thotë se “Kam menduar se një nga çështjet kyçe është zgjidhja e çështjes së Kosovës për të ardhmen e Serbisë dhe asnjëherë nuk premtoj zgjidhje të lehtë ose të thjeshtë e pa dhimbje, sepse një zgjidhje të tillë nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë”. Përmbledhtas Vuçiçi ka theksuar se zgjidhja e kësaj çështjeje duhet të sigurojë paqen afatgjate të serbëve dhe shqiptarëve, sigurinë e qytetarëve serbë, hapësirën për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik si dhe korrigjimin e pamjes demografike.

Pak a shumë për këtë të fundit ka folur disa ditë më parë edhe homolohu i tij kosovar Hashim Thaçi, i cili u bë i pari që përmendi idenë e ndarjes apo shkëmbimit të teritoreve. Ai edhe sot në një intervistë për tv Dukagjini ka thnës se në Bruksel Kosova do të synojë të marrë Luginën e preshevës ap dhënë asgjë në këmbim nga Veriu i Mitrovicës.

Pavarësisht këtyre deklaratave të Thaçit që vështirë të merren seriozisht, ajo që bie në sy është tjetër gjë.

Presidentët e dy vendeve, pa u konsultuar pothuajse me askënd, kanë filluar në vendet e tyre respektive një fushatë që më shumë i ngjan një prove për testimin e opinionit. Nuk ka asgjë të pafajshme dhe aq më pak një rastësi që kjo provë po bëhet njëkohësisht në të dy vendet.

Madje edhe më interesante bëhet loja po të vëresh se edhe tema e zgjedhur ështe e njëjta. Vuçiçi flet për “korrigjimin e pamjes demografike” dhe për sakrificën që duhet bërë në emër të një të ardhmeje më të mirë për serbët, Ndërsa Thaçi për një referencuam që do të mundësonte bashkimin e Luginës së Preshevës me tokën amë.

Por, përtej këtyre deklaratave duket sikur tashmë të dy liderët të akuzuar për makinacione dhe autoritarizëm në vendin e tyre, kanë përpara tryezave një hartë rruge të përcaktuar qartë, sukur ata e dinë se ku do të mbërrijnë dhe shqetësimi i tyre është vëtëm një: si do ia servirin opinioneve të tyre publike gjellën që po gatuajnë?

E këtu lindin pyetjet: mbi ç’baza kanë rënë dakord, Thaçi dhe Vuçiç? Me kë i kanë konsultuar lojrat e tyre me harta? Kush u ka dhënë mandate për një gjë të tillë?

Këto pyetje bëhen edhe më të mprehta po të mendosh se edhe në Serbi ka pasur shumë skepticizëm, por sidomos në trojet shqiptare si rrallë herë janë unifikuar në të njëjtin qëndrim edhe opozita e Kosovës edhe ministri i jashtëm i Shqipërisë edhe PD e Berishës dhe Lulzim Bashës edhe zëra publikë me qëndrime krej të ndryshme nga njëri tjetri. Pra deri më tani, me planin që ka bër me Vuçiçin Thaçi ka arritur të marrë vetëm mbështetjen e pjesshme të koalicionit qeverisës që ka krijuar vetë.

©Lapsi.al