LIFESTYLE, 13 Janar 2020, 11:32

“Motrat Vjollca s’janë prezantuese”/ Kelvi Kadilli i hedh benzinë zjarrit: Marina ulëret me të madhe, tani del e flet keq për Alketën

“Motrat Vjollca s’janë prezantuese”/ Kelvi Kadilli i hedh


Kelvi Kadilli është futur në mes të sherrit mes Alekta Vjesiut dhe motrave Vjollca.

I ftuar në emisionin “ThumbOn”, ai u shpreh se është pro Alketës dhe se Marina dhe Luana Vjollca nuk janë fare prezantuese për të.

“Motrat Vjollca nuk i kam konsideruar asnjëherë. Me Xhemin nuk kam asgjë, e kam xhan kurse motrat Vjollca nuk janë prezantuese, as njëra as tjetra. Luana është e lezeçme, gocë simpatike, nuk ka ndonjë aftësi marramendëse për të bërë prezantim, e ka mësuar gjatë rrugës.

Asnjëherë nuk është mbajtur si një prezantuese e mirë shqiptare. Alketa është një ikonë dhe nuk ka si ajo në Shqipëri. Është e zgjuar dhe punëtore, ambicioze dhe bën çdo gjë vetë dhe nuk ja hedhim poshtë.

Ndërsa Marina ka bërë pushime, tani në Klanifornia nuk më pëlqen kur fillon ulëret me të madhe atje. Tani të dalë Marina dhe të flasë keq për Alketën, të lutem”, shprehet Kelvi.