LIFESTYLE, 12 Janar 2020, 10:46

“Zuri vendin e parë në Festival”, Rezart Veleshnja ‘kunja’ Eneda Tarifës, falenderon Fifin për këngën: Unë dëgjoj publikun, s’më intereson

“Zuri vendin e parë në Festival”, Rezart Veleshnja


Aktori Rezart Veleshnja ka ‘lëshuar’ një thumb gjatë emisionit “Shiko kush Luan” teksa fliste me këngëtaren Filloreta Raçi.

Teksa po falenderonte gjithë stafin, Rezi ka falenderuar edhe këngëtaren për fitoren në ‘Kënga Magjike’, duke injoruar ish-prezantuesen e emisionit Portokalli, Eneda Tarifën.

Pjesë nga emisioni:

Rezart Veleshnja: Falenderoj Fifin edhe për këngën që na dha që zuri vendin e parë në Festival.

Fifi: Kam fituar çmimin e dytë

Rezart Veleshnja: Jo, unë dëgjoj çfarë thotë publiku. S’më intereson çfarë mendon një njeri.

Të jetë kjo një kunjë për Enedën me të cilën Rezarti ka bashkëpunuar më parë në Portokalli, apo thjesht i ka pëlqyer shumë kënga e Fifit.