TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktorja Marjana Kondi ka folur së fundmi për debatin që ka pasur me ish-ministren Mirela Kumbaro.
E ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, Kondi tha se i thotë Kumbaros të mos e përshëndesë, por ajo e fundit nuk heq dorë.
“Ajo me saluton në rruge edhe pse unë i them mos më fol. Ajo thotë që është për kulture por unë i them mos më fol se më ke hequr nga puna,”- tregoi Marjana.
Një vit më parë, aktorja Mariana Kondi dhe ish-ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro u përplasën gjatë mbledhjes së zhvilluar nga kryetari i bashkisë së Tiranës me aktorët për çështjen e Teatrit.
Vetë Kondi u shpreh në atë kohë se është ballafaquar me Kumbaron dhe se i ka shprehur pakënaqësitë për punën e saj.