AKTUALITET, 10 Mars 2020, 10:00

Mbyllja e shkollave, Besa Shahini-maturantëve: Punoni me këto dy libra për testet

Mbyllja e shkollave, Besa Shahini-maturantëve: Punoni me këto dy libra


Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, iu bën thirrje të gjithë maturantëve të punojnë me librat e Maturës Shtetërore, gjatë kësaj periudhe dy javore të mbylljes së shkollave nga frika e koronavirusit.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Shahini publikon linqet e të dy librave të maturës, matematikës dhe gjuhës shqipe, ku maturantët mund të lexojnë, pasi sipas ministres, i ndihmojnë ata për t’u familjarizuar me natyrën e testeve.

Për maturantët:

Gjatë periudhës së ndërprerjes së procesit mësimor, punoni me librat e Maturës Shtetërore, që janë përmbledhje e testeve dhe skemave të vlerësimit për gjuhën e huaj, matematikën dhe lëndët me zgjedhje për vitet 2011-2019.

Këta libra ju vijnë në ndihmë për t’u familjarizuar me natyrën e testeve dhe të pyetjeve që përdoren në këto teste.

Matura Shtetërore, Gjuha Shqipe dhe Letërsia:

http://qsha.gov.al/infos/gjuhe_shqipe.pdf

Matura Shtetërore 2019, teste dhe skema vlerësimi, gjuhët e huaja, matematika dhe lëndë me zgjedhje:

http://www.qsha.gov.al/infos/matematike_lende_zgjedhje_gjuhe_huaj.pdf?fbclid=IwAR0MWer3P2WY_ftRkFzAEAE5cJ1vuMAtZs_TSXoJG4XYxTINo4bbeZXNhLA