AKTUALITET, 29 Qershor 2020, 22:45

Mbushën ishujt me drōgë/ Arrēstohen shqiptari dhe gruaja greke, policia sekuestron 11 kg herōinë

Mbushën ishujt me drōgë/ Arrēstohen shqiptari dhe gruaja greke,

Një 47-vjeçare greke dhe një 25-vjeçar shqiptar, anëtarë të një organizate të trafikut të drōgës, u arrestuan mëngjesin e ditës së djeshme në portin e Pireut nga oficerët e policisë së “Krimit të Organizuar” me ndihmën e Rojes Bregdetare të Ekipit Rajonal të Prokurorisë së Drōgave të Autoritetit Qendror Portual të Pireut.

Mediat vendase kanë bërë të ditur se është sekuestruar sasi prej 11 kg herōinë e cila u gjet në një valixhe në makinën e tyre. Valixhja përmbante 21 pako të paketuara dhe të lyera me pastë dhëmbësh për të vështirësuar nuhatjen nga qentë antidrōgë.

Mësohet se ata ishin pjesë e një organizate, ku bënin pjesë edhe gjashtë persona të tjerë, përfshirë edhe tre shqiptarë, të cilët aktualisht ndodhen në qelitë e paraburgimit.

Rrjeti u zbulua pas hetimeve mbi veprimtarinë e një shqiptari të arrestuar, i cili luante rolin e koordinimit të trafikut të drōgës dhe më pas u zbulua ekzistenca e një organizate, e strukturuar në mënyrë hierarkike, me role të veçanta që vepronin në Rodos dhe Kretë.

Anëtarët e organizatës krìminale kishin role të dallueshme, dhe në veçanti shqiptarët e burgosur koordinuan transportin dhe shpërndarjen e narkotikëve në emër të organizatës krìminale. E arrestuara 47-vjeçare luajti rolin e transportuesit ndërsa i arrestuari 25-vjeçar dhe anëtarët e tjerë të kërkuar ishin përgjegjës për rolin e furnizuesit të drōgës.

Të arrestuarit u dërguan përpara Prokurorit të Shkallës së Parë në Athinë.