AKTUALITET, 14 Qershor 2020, 23:40

Shpalli fundin e pandemisë, rikthehet koronavirusi në Malin e Zi, rasti i parë i ri pas 40 ditësh

Shpalli fundin e pandemisë, rikthehet koronavirusi në Malin e Zi,

Vendi i parë europian i cili shpalli fundin e pandemisë, Mali i Zi tashmë duhet që të shpallë edhe rikthimin e koronavirusit.

Pas 40 ditësh është shfaqur rasti i parë por në fakt është i infektuar i importuar nga jashtë dhe është vetizoluar menjëherë.

Personi i infektuar kishte qëndruar disa ditë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më pas u rikthye në Mal të Zi.