AKTUALITET, 8 August 2026, 21:17

Mallakastër/ Panahori sërish në flakë, riaktivizohet vatra e zjarrit

Zjarri në Panahor është riaktivizuar mbrëmjen e sotme, ndërsa situata vijon të mbetet problematike në zonën e Mallakastrës.

Vetëm disa orë më parë, një vatër e re zjarri u aktivizua në Koilaç të Mallakastrës, ndërsa flakët po përhapeshin edhe në drejtim të Panahorit.

Riaktivizimi i zjarrit në Panahor shton shqetësimin për përhapjen e mëtejshme të flakëve, ndërsa situata po monitorohet.