TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Beppe Maratto zhvilloi një nga merkatot më efikase në Serie A. Me një buxhet shumë të limituar dhe nën presion nga presidenti Zhang i cili kërkonte një bilanc pozitiv, Marotta jo vetëm arriti të zëvendësojë më së miri largimet e Lukaku e Hakimi por i dhurojë klubit afro 147 milionë euro.
Misioni i radhës për shefin zikaltër është të blindojë disa nga yjet e ekipit. Lautaro Martinez ka qenë dhe mbetet një nga temat më të nxehta por Marotta është i bindur se rinovimi është thjeshtë një formalitet:
“Jemi në një pikë shumë të mirë, me Lautaron por dhe me të tjerët”, u shpreh Marotta në një intervistë për “Sky Sport”. Inter dhe Lautaro kanë gjetur një akord total për një kontratë të re 5-vjeçare nga ku sulmuesi argjentinas do të përfitojë 6 milion euro në sezon, plus bonuse.
Hapi i radhës është rinovimi i kontratës me Brozovic, në skadencë në fund të sezonit. Babi i tij ndodhet në Milano për të diskutuar detajet e fundit të rinovimit.
Prioritet mbetet edhe Nicolo Barella pavarësisht se kontrata i skadon në 30 qershor 2024, Inter kërkon ta blindojë sa më shpejt të jetë e mundur: “Duhej të reagonim më të vërtetë shumë shpejt përpara problematikave që na u shfaqën.
Për fat të mirë kam bashkëpunëtorë shumë të zotë që arritën të kthenin një situatë që dukej se po shkonte drejtë dështimit”, theksoi drejtori i Inter.