LIFESTYLE, 18 Prill 2024, 14:47

U “kryqëzua” për kërcimin në kishë, Arjola Demiri sqaron historinë pas videos

U “kryqëzua” për kërcimin në kishë, Arjola

Një video e disa muajve më parë, e aktores Arjola Demiri teksa kërcente në katedrale shkaktoi një reagim të madh në rrjet. Shumë e gjykuan aktoren për mosrespektim të shtëpisë së Zotit dhe irritimi i ndjekësve nuk mungoi.

Edhe pse në atë kohë ishte e vështirë të “qetësonte gjakrat” me ndjekësit, Arjola Demiri ka bërë së fundmi në sqarim në emisionin "Living Room" duke i vënë kapak historisë.

Njerëzit kanë qenë shumë sulmues ndaj meje në atë kohë edhe për arsye banale. Ne ishim për një aktivitet për 6 orë brenda kësaj kishe. Ishte festë me veshje gala ku gratë ishin të lira të visheshin si të donin. Veshja ime nuk ishte provokuese. Kjo kishë kishte një histori të caktuar, që u mundova ta shpjegoj, por kur tjetri ka nisur të të sulmojë thuaj çfarë të duash, ai ka mendjen e vet, nuk të dëgjon. Në këtë kishë bëheshin martesa gay, shfaqje kontemporane, dance. Nuk më shqetësuan komentet, por ime më është e prirur të shqetësohet jashtëzakonisht shumë. Nuk e kam mësuar dot akoma se si t’i përballojë. Unë e njoh veten shumë mirë dhe nuk i bëj gjërat me kast. Kur nuk dua të më ngacmojnë fenë time nuk e bëj për të tjerët. Ishte një shkas për të më goditur. Prapa portaleve fshihen persona të ndryshëm.