LIFESTYLE, 8 Prill 2024, 19:40

Google nis punën për një filtër të ri kërkimi

Google nis punën për një filtër të ri kërkimi

Shumë shpejt Google mund të prezantojë një filtër të ri për “Short Videos”. Filtri do të lejojë  përdoruesit që të ndajnë videot në bazë të kohëzgjatjes në mënyrë që të gjejnë videot e shkurtra më shpejt.

Atkualisht, nëse përdoruesit duan të gjejnë videot e shkurtra nga rrjetet sociale si TikTok apo Instagram, duhet ta specifikojnë në motorin e kërkimit.

Me gjasë, filtri i ri do të shfaqë një kolazh videosh të shkurtra nga rrjetet sociale.

Një nga arsyet pse motori i kërkimit mund ta prezantojë këtë veçori të re është për të lejuar përdoruesit që të shohin video të shkurtra pa i bërë që të largohen nga Google.

Për momentin po qarkullojnë vetëm disa foto të kësaj risie që është ende në zhvillim dhe nuk do të jetë e përdorshme për këdo, të paktën për disa kohë. Këtu nuk përjashtohet mundësia që pavarësisht punës për filtrin e ri, Google të mos e prezantojë për përdorim të gjerë.