LIFESTYLE, 11 Maj 2022, 14:45

‘Sikur të shkoja unë në Eurovision...’/ Alban Ramosaj flet hapur pas skualifikimit të Ronela Hajatit

‘Sikur të shkoja unë në Eurovision...’/ Alban Ramosaj

Konkurrenca në Festivalin e Këngës mes Ronela Hajatit dhe Alban Ramosaj ishte e madhe, derisa në fund triumfoi Ronela.

Deri më sot, Albani nuk ka folur kundrejt kësaj situate.

Por mesa duket shpërtheu sapo Ronela u skualifikua në natën e parë të Eurovizionit.

Blogeri Olti Curri ka publikuar në Instagram një voice recorder nga Alban Ramosaj dhe ai shprehet:

“Çkemi, më erdhi keq për Ronelën, ajo bëri më të mirën, po ç’të bësh. Kam qenë gjithë natën pa gjumë nga Eurovizioni. Nga ana tjetër po të isha unë në Eurovizion, jo vetëm finalen por edhe gjysëm finalen do e kishim kall krejt. Gjithsesi ajo bëri më të mirën.”

E pra, tani më filloi telenovela nga fillimi, bëhuni gati!