LIFESTYLE, 29 Gusht 2023, 17:48

Pas kritikave për flamurin serb, Rita Ora pushon e qetë në Ibiza

Pas kritikave për flamurin serb, Rita Ora pushon e qetë në Ibiza

Ndërsa vera po i afrohet fundit, Rita Ora ka fluturuar për në Ibiza të Spanjës për të kaluar, ditët e fundit të nxehta të këtij viti.

Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore u bë qendra e kritikave pas një videoje nga një koncert i saj në Hungari, teksa këndoi me një flamur serb në trup. Ajo reagoi pas kësaj ngjarjeje duke thënë se flamuri i ishte dhënë nga një fans dhe se nuk e dinte që ishte ai i Serbisë.

Ndërkohë, nga Ibiza ajo ka publikuar disa foto nga rrjetet e saj sociale ku duket e mrekullueshme me bikini, teksa ka ekspozuar linjat dhe tatuazhet në trup.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)