TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Artistja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është nderuar, së fundmi, me një statujë tjetër prej dylli, këtë herë në Stamboll, në muzeun "Madame Tussauds Istanbul". Në këtë skulpturë, artistja e hitit “Levitating” shihet me një nga veshjet skenike të turit “Future Nostalgia”. Kjo veshje ikonike e saj e shoqëroi Dua Lipan në të gjitha koncertet ku promovoi albumin e suksesshëm.
Të gjithë adhuruesit e këtij arti, mund të vizitojnë muzeun për të parë skulpturën prej dylli të artistes së famshme. Muzeu “Madame Tussauds Istanbul” është një atraksion turistik që gjendet në Avenue Istiklal, në Stamboll.
Me Duan prej dylli fansat mund të bëjnë fotografi edhe në vende të tjera duke përfshirë Londrën, Orlandon e Singaporin.
Madame Tussauds Istanbul unveil new wax figure of Dua Lipa. pic.twitter.com/kMieWbmtS0
— Pop Base (@PopBase) April 4, 2024