LIFESTYLE, 14 Janar 2022, 10:03

VIDEO/ Atdheu tregon SMS-të me zemra me Borën dhe sfidon hapur Donaldin: Do flirtoja me Beatrix-in!

VIDEO/ Atdheu tregon SMS-të me zemra me Borën dhe sfidon hapur

Në promon e intervistës së “Glamour Zone”, e cila del e plotë nesër shihet ish-konkurrenti i “Për’Puthen” Atdhe Xheravina duke treguar bisedat e fundit me Bora Zemanin.

Me aq sa shihet në promo aty ka puthje dhe zemra.

“E di si bëhem kur dashurohem, si pulë!”, i thotë Atdheu në Promo moderatores, e cila i kërkon t’i tregojë mesazhet e fundit me Borën.


“Me zemra! Ok”, shprehet gazetarja pasi ka lexuar mesazhet në smartfonin e Atdheut.

“Mos pafsh ditë të bardha!”, ia kthen me humor ish-konkurrenti i “Për’Puthen”.

I pyetur se me cilën nga vajzat do flirtonte, Atdheu thotë: “Me Beatrix-in”, duke sfiduar kësisoj Donald Veshajn që është në një lidhje me këngëtaren.

I pyetur nëse do e kishte problem konkurrencën, Atdheu thotë: “Le të fitojë më i miri”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTV ORA (@rtvora)