TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ajo është një 10/10 dhe këtë gjë e thotë edhe Facebook.
Po flasim sigurisht për Dua Lipën, e cila është kthyer në kryefjalën e të gjithëve këto ditë. Ylli shqiptar me famë botërore prej ditësh tashmë ndodhet në Atdhe.
Pas përfundimit të “Sunny Hill Festival” në Kosovë, Dua ka udhëtuar drejt Shqipërisë, ku po shijon bukuritë e vendit para nisjes së festivalit në Tiranë, në fund të muaj gusht.
Kanë qenë të shumta postimet e 26-vjeçares, këtë periudhë “pushimi” për të.
Ylli i “Levitating” ka tërhequr edhe vëmendjen e gjigantit të mediave sociale, Mark Zuckerberg. Faqja zyrtare e Facebook ka lënë një koment nën foton e Dua Lipës në këtë rrjet social ku shkruan: Ajo është një 10 dhe ka një veshje të mrekullueshme.”
Kujtojmë që dita e parë në Shqipëri e gjeti Duan dhe babain e saj në lezhë, tek “Mrizi i Zanave”. Ylli i popit ditën e djeshme zgjodhi të shijonte kushinën tradicionale shqiptare.
Faqja zyrtare e “Mrizit të Zanave” në rrjetet sociale, ndau foto së bashku me Duan dhe Dukagjin Lipën, duke shprehur falenderimet për promovimin e projektit të tyre të agrokulturës.