LIFESTYLE, 10 Gusht 2022, 13:50

FOTO/ Dua Lipa në Tiranë! Ylli botëror shijon bukuritë e Shqipërisë, para nisjes së “Sunny Hill Festival”

FOTO/ Dua Lipa në Tiranë! Ylli botëror shijon bukuritë e

Dua Lipa po e shfrytëzon në maksimum qëndrimin e saj në Atdhe.

Pas Kosovës, ylli me famë botërore po shijon destinacione të ndryshme edhe në Shqipëri. Së fundmi, autorja e hitit “Levitatig” ka shijuar kuzhinën e mrekullueshme tradicionale shqiptare.

Ajo ka drekuar së bashku me babain e saj, Dukagjin Lipën tek “Mrizi i Zanave” në fshatin Fishtë në Lezhë.

Faqja zyrtare e “Mrizit të Zanave” në rrjetet sociale, ka ndarë foto së bashku me Duan dhe Dukagjin Lipën, duke shprehur falenderimet për promovimin e projektit të tyre të agrokulturës.

“Ndihemi të privilegjuar t’ju shërbejmë të ftuarve Dua dhe Dukagjin Lipa, të cilët janë një ndihmë e madhe për të promovuar projektin tonë agrokultuor, i cili është i lidhur me tokën e mrekullueshme të Zadrimës. Falenderime nga i gjithë stafi dhe fermerët që punojnë me ne,” -shkruhet në postimin në Twitter të “Mrizit të Zanave”.

FOTO/ Dua Lipa në Tiranë! Ylli botëror shijon bukuritë e

FOTO/ Dua Lipa në Tiranë! Ylli botëror shijon bukuritë e