LIFESTYLE, 19 Prill 2024, 18:39

Baba për herë të parë, Bardhi tregon emocionet

Baba për herë të parë, Bardhi tregon emocionet

Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër.

Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora Zemanit “Cherry on Top”, që do të transmetohet sot në orën 21:00 në ekranin e Top Channel, ndërsa edhe Sara postoi mbrëmë një video teksa Bardhi i puthte barkun, duke shkruar: “Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë se dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide!”

Këngëtari, në një postim në InstaStory, ka ndarë videon duke shkruar: “Faleminderit Zotit… Këtë gëzim desha ta ndaj me të gjithë ju. E inshallah e përjeton secili prej jush, se s’paska ndjenjë më të bukur e më të shenjtë.” Në koment të videos ai ka shkruar shprehjen e shumëkomentuar, të cilën ia ka thënë edhe brenda shtëpisë: “Nëna e fëmijëve të mi”.