LIFESTYLE, 21 Maj 2024, 19:10

Aktori i njohur i Hollywood-it fiton yllin në "Walk of Fame"

Aktori i njohur i Hollywood-it fiton yllin në "Walk of Fame"

Aktori i njohur, Chris Hemsworth, do të nderohet me yllin e 2781-të në "Hollywood Walk of Fame", këtë të enjte, më 23 maj, në orën 11:30 paradite në Hollywood Boulevard, përballë Ovation Hollywood. Hemsworth do të marrë yllin e tij në kategorinë e filmave.

"Dhoma e Tregtisë e Hollywood-it është krenare që nderon Chris Hemsworth me një yll të merituar. Chris është i njohur për performancat e tij të jashtëzakonshme që kanë mahnitur audiencën në mbarë botën",- tha Ana Martinez, Producente e "Hollywood Walk of Fame". "Së bashku me shumë fansa, jam e sigurt që miqtë e tij australianë do të jenë shumë të lumtur të mësojnë se ne po shtojmë një tjetër austriak të talentuar në "Walk of Fame"”,- shtoi Martinez.

Chris Hemsworthis është një nga aktorët më të njohur dhe më të kërkuar në Hollywood. Pas suksesit të tij absolut në Marvel Universe, Hemsworth u bashkua përsëri me Russo Brothers për filmin origjinal të Netflix "Extraction", me një sukses që arriti 99 milionë shikues vetëm brenda katër javëve të para.