AKTUALITET, 22 September 2019, 22:14

Tjetër tërmet shkund Durrësin dhe Tiranën, magnituda 4.1 ballë

Tjetër tërmet shkund Durrësin dhe Tiranën, magnituda 4.1

Një tjetër tërmet ka shkundur Tiranën dhe Durrësin,  në orën 22:08.

Sipas laboratorit Sizmiologjik të Universitetit të Athinës, tërmeti ka qenë i magnitudës 4.1 ballë.

Raportohet se tërmeti ka rënë 9 kilometra në veri të Durrësit dhe 25 kilometra në veri perëndim të Tiranës.

Lëkundje të forta janë ndjerë në Tiranë dhe Durrës, duke shkaktuar panik tek qytetarët.

/TPZ.al/