AKTUALITET, 16 Mars 2020, 20:10

Kriza nga koronavirusi, Gjermania ka gati planin për mbështetjen e ekonomisë

Kriza nga koronavirusi, Gjermania ka gati planin për mbështetjen e

Bazooka qeverisë Gjermane në ndihmë të Ekonomisë!

Gjermania ka premtuar që të disbursojë një shumë të konsiderueshme monetare për ekonominë si pasojë e goditjes nga koronavirus. Ministry I financave gjermane Olaf Scholz e përshkroi këtë si një “bazooka” e madhe që do të ulte krizën që pritet të godasë ekonominë më të madhe të eurozonës.

Lëvizja qe pjesë e një serie masash që janë ndërmarrë nga qeveritë dhe rregullatorët në gjithë Europën për të rregulluar tregun, për shkak të frikës se pandemia mund të nisë një recension global.

Kjo lëvizje vjen kur Ursula von der Leyen, presidente Komisionit Europian, foli për një krizë që virusi COVID-19 mund të tejçojë edhe në ekonomitë e BE-së dhe i kërkoi vendeve anëtare që të japin përgjigjen e duhur për të.

Ministri Scholz u shpreh se qeveria do të gjenerojë një shumë të palimituar likuiditeti për të asistuar kompanitë gjermane që do të preken nga pandemia, kështu që ato mos ndalojnë furnizmin në gjithë vendin gjithashtu.

Paketa e zbuluar të premten nënkupton një ekspansion të kredive që do të jepen nga KFW, banka shtetërore e zhvillimit. Kompanive do t’u lejohet që të shmangin miliarda euro taksa.

“Kjo është një ‘bazooka’, ne do ta përdorim gjithçka që kemi.” u shpreh ministri Scholz përpara gazetarëve në Berlin duke siguruar se nuk ka tavan për kreditë që KFW do të japë.