TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Situatat e jashtëzakonshme kërkojnë masat të jashtëzakonshme. Kjo është ajo që po ndodh në Gjermani, ku kancelarja Angela Merkel, së bashku edhe me drejtuesit e landeve bënë të ditur masat drastike, për të kufizuar përhapjen e koronavirusit në shtetin më të fuqishëm të Europës.
Gazeta më e madhe gjermane, “Bild”, raportoi për masa dhe udhëzime të reja dhe uniforme, për kufizimin e kontakteve sociale në sferën publike.
Qeveria gjermane ka vendosur të mbyllë jo vetëm shkollat, universitet, kafenetë, diskot, teatrot, operat, muzeumet, ekspozitat, tregjet speciale, pikat e basteve, sheshet e lojërave, por kufizimet do të prekin edhe industrinë e seksit përfshirë qendrat e prostitucionit dhe bordellot, shkruan “Bild”.
Të hapura do të jenë farmacitë, supermarketet, pikat e furnizimit të makinave me karburant, por edhe pikat e shitjes së gazetave.
/TPZ.AL/