AKTUALITET, 5 Maj 2020, 11:27

Harta/Dyfishohet numri i të prekurve, shtohen gjashtë vatra të reja

Harta/Dyfishohet numri i të prekurve, shtohen gjashtë vatra të


Është rritur sërish numri i të prekurve me koronavirus gjatë ditës së fundit në vend. ISHP ka njoftuar për 17 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit duke e çuar në 820 numrin total të të prekurve.

Një ditë më parë u konstatuan 8 raste të reja me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar me COVID-19 dhe prej tyre rezultojnë 17 raste pozitive.

11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë me COVID-19, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren, pra janë vatra të reja.

Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 99

Krujë 81

Shkodër 15

Kurbin 9

Elbasan 3

Kamëz 3

Kukës 2

Mirditë 2

Berat 2

Durrës 1

Korçë 1

Lezhë 1