AKTUALITET, 18 Qershor 2020, 17:19

Korrupsioni me ‘’Reket’’, VMRO- DPMNE: "Koka e oktapodit" është Zaevi, të thirret në Prokurori

Korrupsioni me ‘’Reket’’, VMRO- DPMNE: "Koka e

Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE në Maqedoninë e Veriut ka kërkuar që Prokuroria të thërrasë ish- kryeministrin maqedonas Zoran Zaev si ‘koka e oktapodit’ të korrupsionit.

Sot, ish-kryeprokurorja speciale Katica Janeva u dënua sot me shtatë vite burg teksa VMRO thotë se Boki 13 ishte vetëm një ekzekutues i rastit të korrupsionit ku së bashku i zhvatën një biznesmeni 1.5 milionë euro.

"Çfarë fshehu Zaev dhe pse nuk e raportoi menjëherë rastin?! A ka menaxhuar ai me dëshmitë, i ka fshehur, shkatërruar apo i ka ndryshuar?! Ruskovska heshti dhe nuk hapi hetim. Ashtu siç ka heshtur gjatë gjithë vitit dhe është kujdesur që gjurma të mos na dërgojë pikërisht tek koka e oktapodit, dhe ky është Zoran Zaev", deklaroi Oliver Gjorgjievski i VMRO DPMNE.

Por LSDM hedh hije dyshimi se Mickoski ka lidhje me rastin Reket dhe ka kryer biseda muajt e fundit.

"Kjo konfirmon shqetësimin e VMRO-DPMNE-së sepse kemi dëgjuar se me kë ishte ulur Mickoski, me kë ka biseduar në muajt dhe vitet e kaluara, dhe lidhjen e VMRO-DPMNE-së me tërë rastin", pohoi Ljupço Nikolovski, LSDM.