TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka ftuar partitë opozitare që të marrin rolin e mbikqyrësit të dialogut Kosovë-Serbi.
Hoti thotë se do të kërkojë një komision parlamentar vetëm për dialogun dhe do informojë opozitën për dialogun kurdo që ata duan.
Hoti hap siparin e rifillimit të dialogut Kosovë-Serbi më 27 qershor bashkë me Thaçin në Shtëpinë e Bardhë, teksa ka vendosur disa pika kyçe, që ai të jetë kryenegociator nga Kosova si dhe s’ka shkëmbim territoresh.
Sot pata kënaqësinë që t’i pres përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, të cilëve ua prezantova kornizën për dialogun. Gjatë këtyre dy javëve kemi pasur takime intensive me ambasadorët e QUINT-it, me komunitetin akademik në Akademinë e Shkencave, me shoqërinë civile, tash me forumin e liderëve të partive politike. Ne e kemi kompletuar atë mozaikun e nevojshëm të krijimit të konsensusit shoqëror dhe shtetëror në Republikën e Kosovës për procesin e dialogut!
Unë do të kërkoj themelimin e komisionit paralamentar për dialog dhe ftoj partitë opozitare që të marrin rolin e tyre mbikëqyrës. Do ju qasem liderëve të opozitës kudo që ata e shohin të arsyeshme për t’i informuar rreth dialogut.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3378386502222680