AKTUALITET, 18 Qershor 2020, 14:30

Sinoptikanët: Ja si parashikohet moti për ditën e premte

Sinoptikanët: Ja si parashikohet moti për ditën e premte


Muaji Qershor i këtij viti më tepër të kujton vjeshtën se sa verën ndërsa edhe dita e sotme ka patur mot të paqëndrueshëm shoqëruar me reshje shiu.

Por sipas sinoptikanëve, dita e premte parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.

Vranësirat parashikohen të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore.

Era do të jetë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi 1-5m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Temperaturat parashikohen:

zonat malore 13°C deri në 28°C

zonat e ulëta 17°C deri në 31°C

zonat bregdetare 17°C deri në 29°C