TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të paktën tre persona të tjerë, përveç gjashtë të infektuarve me virusin COVID 19 po mbahen në urgjencën e spitalit Infektiv, të kthyer në karantinën e parë në Shqipëri.
“News 24” raporton se dy prej këtyre personave janë çifti nga Skrapari dhe një rast tjetër i ardhur nga Sanatoriumi. Këta po mbahen të izoluar në katin zero të Infektivit, deri në daljen e përgjigjeve të analizave nga ISHP.
Mësohet se bëhet fjalë për një procedurë standarde, ku çdo persona që vjen me ambulancë të dedikuar, mbahet i izoluar deri sa të dalin analizat, pra mbahen në urgjencë.
“Janë 16 bokse me nga 12 shtretër për pritjen e tyre. Pastaj nëse del pozitiv me COVID 19 ai shtrohet në katin e parë ku janë edhe 6 të tjerë të prekur nga ky virus. Nëse del negativ del nga urgjenca”,- sqaron “News 24”.
Gjashtë personat e shtruar tek infektivi janë në gjendje stabël, nuk kanë komplikacione.
Megjithatë ai shtoi se në ambientet e Infektivit është parë disa herë të hyjë e të dalë një autoambulancë që çon monstrat e analizave në ISHP.