TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një vajzë italiane e cila jeton në Shqipëri, Roberta Zaninoni, ka humbur të atin për shkak të koronavirusit dhe për shkak të izolimit, ajo s’ka mundur dot ta përcjellë babain e saj.
Në një rrëfim për Shqipëria Live, ajo ka treguar se këtë dhimbje ajo e ka kthyer në forcë dhe do të japë disa mesazhe nga eksperienca e saj personale. Duke i quajtur simptomat e koronavirusit të frikshme, e jo diçka normale, Roberta theksoi se ky virus nuk merr vetëm personat me sëmundje të mëparshme, por edhe njerëzit e shëndetshëm.
“Jam këtu për një mesazh, se për mua është shumë e vështirë, është një sforco e madhe. Situata është luftë, jo pandemi. Unë mendoj se është lufta e tretë botërore e gjithë kjo situatë”.
Babai kishte shqetësime?
Ndaj dua ta tregoj historinë time se dhe unë në fillim e mora lehtë këtë situatë. Tre javë më parë bëja shaka, koronavirus nuk është asgjë, thjesht temperaturë, si të gjithë, me shoqet e mia në Itali folëm si dicka vërtet shaka. Kur babi nisi të kishte thjesht kollë, pa temperaturë, nuk kishte energji, menduam për një sëmundje si të gjithë gripërat e tjerë.
Sa kohë kishit që folët me babain për këto simptoma?
Të shtunën e kaluar, maksimumi 10 ditë. Jetonim në Bergamo, ku spitalet janë perfekte, as për spital nuk menduam, por për 2-3 ditë, ishte në shtëpi, mori aspirina. Të hënën vëllai e coi në spital, aty i kanë bërë tamponin dhe situata ishte perfekte prapë.
Të hënën në 2 të pasdites më merr vëllai më tha që babi nga mirë ishte prap keq. Me temperaturë të lartë, erdhi tamponi dhe ishte pozitiv me koronavirus.
Kjo karakteristikë është e koronavirusit, 2-3 ditë ke temperaturë
Nga e hëna babai ka vdekur të premten në orën 10 të natës, për dy ditë direk. Babi s’kishte sëmundje, 72 vjec ishte super në formë, super punëtor akoma, asnjë sëmundje tjetër. Ndaj s’është e vërtetë që koronavirus merr persona që kanë sëmundje. Kjo është dicka e frikshme, jo temperaturë normale. Pardje ka vdekur një djalë 38 vjec në Brescia, që ishte super sportiv, pa drogë pa alkool.
Sipas saj, mjekët nuk i kanë dhënë asnjë shpjegim se si babai i saj pa asnjë sëmundje të mëparshme ka humbur jetën. Por tregoi se babai i saj ishte duhanpirës. Telefonata e fundit me të atin tha ajo ishte diten e fundit ne spital, ku kishte treguar shenja lodhje.