AKTUALITET, 12 Mars 2020, 22:48

Korçë/ Shkon i plagosur në spital, ja dyshimet e para (Emri)

Korçë/ Shkon i plagosur në spital, ja dyshimet e para (Emri)

Një 35-vjeçar është paraqitur në spitalin e Korçës këtë të enjte i plagosur me thikë.

Policia bën me dije se dyshohet se i riu E.P. Të jetë plagosur si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 9 në Korçë, por fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 12.03.2020, në Spitalin e Korçës ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës shtetasi E. P., rreth 35 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet të jetë plagosur në lagjen nr. 9, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një shtetas tjetër.

Shtetasi E. P., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe kapjen e autorit të dyshuar, të cilin Policia e ka identifikuar./