TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nihat Xhaferraj, 50 vjeçari i cili mbeti i plagosur këtë të shtunë, në shtëpinë e tezes së tij, prej tre muajsh strehohej në këtë banesë në lagjen Mbrostar-Ferko të Fierit. Ai ishte larguar nga Vlora, për shkak të një konflikti dhe i druhej pasojave prej tij.
Pak pas mesnatës së 31 korrikut, kur ora kishte kaluar 12:00, drejt 50-vjeçarit u qëllua me armë zjarri.
50-vjeçari kishte urdhër mbrojtje nga policia, për shkak të një konflikti me një tjetër familje në fshatin Selenicë të Vlorës.
Grupi hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, gjithashtu po kërkon të identifikojë dhe kapë autorët. Mësohet se i plagosuri që është transportuar në Tiranë, nuk ka thënë asgjë për hetuesit deri tani.
Çfarë njoftonte Policia:
Sot më datë 01.08.2020, rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, në banesën e tezes së tij, është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh, 50 vjeç, banues në Vlorë.
50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.
Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.