TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të ndërmarrë masa të reja dhe të ashpra ndaj Rusisë, me synim kufizimin e kapaciteteve të saj për prodhimin e raketave dhe armëve.
Gjatë konferencës së Strategjisë Evropiane të Jaltës në Kiev, Zelensky theksoi se sanksionet duhet të miratohen pa vonesa. Sipas tij, masat ndaj industrisë ruse të mbrojtjes mund të ndikojnë në aftësinë e Moskës për të vijuar sulmet ndaj Ukrainës.
“Vendimet duhet të merren shpejt”, u shpreh presidenti ukrainas, duke kërkuar veçanërisht kufizimin e prodhimit të raketave balistike dhe armëve të lidhura me to.
Zelensky kërkoi gjithashtu nga administrata amerikane dhe Trump që të ndërmarrin vendime të forta ndaj Rusisë, në një kohë kur luftimet dhe sulmet ruse ndaj Ukrainës vijojnë.
Presidenti ukrainas ka bërë të ditur se synon të takohet me Trump në New York në fund të shtatorit.
Takimi i mundshëm pritet të zhvillohet në një periudhë kur Shtetet e Bashkuara po përpiqen të rikthejnë përpjekjet diplomatike për përfundimin e luftës në Ukrainë.
Ndërkohë, përfaqësues amerikanë kanë zhvilluar kontakte me zyrtarë në Moskë dhe Kiev, ndërsa përpjekjet për të avancuar negociatat për përfundimin e konfliktit mbeten të bllokuara.