LIFESTYLE, 5 Janar 2020, 16:42

“Kemi shumë për të thënë”, Liberta Spahiu dhe Flori Mumajesi bëhen sërish bashkë në ditëlindjen e moderatores


Moderatorja Liberta Spahiu ka vendosur që pas festës përrallore të organizuar dje me miqtë e saj për ditëlindjen e saj, një pjesë të kohës ta kalojë edhe me këngëtarin Flori Mumajesi.

Dyshja, e përfolur për një lidhje dashurie mes tyre, pak ditë më parë deklaruan se kanë shumë për të thënë për marrëdhënien e tyre, por nuk preferuan të japin më shumë detaje.

Pas kësaj deklarate, Liberta Spahiu ka hedhur në “Instagram” një fotografi nga një club i Prishtinës, ku ka festuar nën tingujt e muzikës së Flori Mumajesit. Sipër fotos Liberta shkruan: Babushi.