LIFESTYLE, 5 Janar 2020, 09:58

Tayna tregon mesazhet me yllin e Real Madrid “live” në emision

Tayna tregon mesazhet me yllin e Real Madrid “live” në emision


Futbollisti i Real Madritit Vinicius Jr ka qenë së fundmi në vëmendje për shkak të komenteve e mesazheve që i dërgonte reperes shqiptare, Taynës.

Vinicius publikoi një video duke dëgjuar këngën e reperes, më pas filloi ta ndjekë në Instagram dhe i kërkoi të mbante një shfaqje në Brazil.

Në një “përballje” para autores dhe moderatores së emisionit Luana Vjollcës, Tayna u tregua e gatshme të përgjigjej duke mos provuar ushqimet e “shpifura” të sfidës “Ndaje ose haje”.

Së fundmi në Instagramin e saj u pa teksa ylli i Real Madrid, Vinicius JR linte komente ngacmuese dhe postonte këngët e reperes shqiptare në insta story, në profilin e tij në Instagram, ku ka mbi 8.6 milion ndjekës.

Për këtë marrëdhënie me ngacmime ndaj njëri-tjetrit, Tayna u pyet në “Shiko Kush LUAN” ku vendosi t’i tregonte mesazhet me Vinicius në Instagram.

Tayna: Foto të bukura!

Vinicius: Të pëlqejnë??❤

Tayna: Po!

Vinicius:?❤