LIFESTYLE, 4 Janar 2020, 18:32

Tayna mbyll sezonin e koncerteve me një kunj për kolegët

Viti 2019 ka qenë më i suksesshmi për reperen Tayna dhe kjo nuk ka diskutim.

Koncerte të shumta, ftesa nëpër emisione dhe intervistat kanë bërë që reperja 22-vjeçare të ishte në qendër të vëmendies nga të gjithë.

Ditët e fundit të vitit ishin shume të ngjeshura me koncerte dhe Tayna më në fund vendosi të marrë pushim. Këtë e konfirmoi ajo në një postim në Instastory ku shkruan: “Më në fund pak pushim”.

Ndërsa menaxheri i saj, Rinori shkruan: “Ëmbëlsira në fund, prej sot pak pushim t’i lojm me bo naj lek tjerët. S’ka koncerte mo”.

Pas kësaj duket se Tayna vitin do e nisë me një pauzë të shkurtër dhe me siguri do të rikthehet fuqishëm me ndonjë projekt të ri muzikor.