TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati i Viktor Markut, i cili akuzohet për vrāsjen e biznesmenit Hekuran Billa e cilësoi të paligjshëm arrestimin e klientit të tij, pasi nuk është konstatuar asnjë urdhër-ndalimi.
Në një prononcim për mediat, përfaqësuesi ligjor i Markut, që u arrestua në Mal të Zi, theksoi se policia duhet të gjejë autorët e vërtetë të krimit.
Mes të tjerash ai tha se të dy, dajë e nip, Viktor Marku dhe Sebastian Mali, nuk kanë lidhje me ngjarjen, ndërsa theksoi se ky i fundit ishte një student i shkëlqyer i Juridikut.
Ai shtoi se Sebastian Mali kishte kaluar në atë rrugicë ku kishte ndodhur krīmi (Në zonën e komunës së Parisit) për të blerë gjëra personale.
“Janë disa shkelje në ndalimin e klientit tim. Janë procedura që i di mirë Policia Gjyqësore.
Në relatimin që u bë, nuk konstatohet një urdhër-ndalimi. Kodi parashikon që të ketë urdhër-ndalimi, dhe kjo nuk u konstatua. Kjo ishte A-ja! Janë nip e dajë, nuk kanë lidhje me ngjarjen, policia të gjejë autorët.
Sebastian Mali është student i Juridikut, student i shkëlqyer. Ai ka të drejtë që të lëvizë rrugicave, ka shkuar që të blejë gjëra personale.”, pohoi avokati.
Ndërkohë, mësohet se vet Marku ka mohuar akuzat, ndërsa u shpreh se ishte në Mal të Zi për punë dhe se nuk kishte lidhje me ngjarjen në fjalë.
Kujtojmë se Organi i akuzës ka dyshime se Viktor Marku shfaqet në një moment në kamera teksa zbret nga makina ‘Smart’ marrë me qira dhe ngjitet në automjetin ‘Mercedez benz’ i vjedhur në Shkodër që u përdor në atentat.
Prokuroria thotë se në makinë është ngjitur dhe një person i dytë.
I arrestuari Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, që u vrā nga Hekuran Billa në Angli në tetor të vitit 2006, ngjarje për të cilën Billa u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykatat britanike dënim i konvertuar me 25 vite sipas legjislacionit shqiptar.
Ndërkohë, është shtyrë për nesër seanca për Viktor Markun, pasi Gjykata kërkoi materiale shtesë./ Balkan Web