AKTUALITET, 22 Qershor 2020, 13:37

Kosovë, shkon në 37 numri i vīktimave nga koronavirusi, ndërron jetë 70-vjeçari

Kosovë, shkon në 37 numri i vīktimave nga koronavirusi, ndërron


Ka shkuar në 37 numri i të vdekurve me koronavirus në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga Klinika Infektive, e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Mësohet se vīktimë është një 70-vjeçar, nga Komuna e Vushtrisë dhe ka pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese. Ndërkohë gjatë ditës së hënë në këtë Klinikë janë duke u trajtuar 97 pacientë, prej tyre 93 të infektuar me koronavirus.

Sipas zyrtarëve të Klinikës, pesë pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa 41 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Nga 13 marsi dhe deri më tani, janë regjistruar 2,169 raste me Covid-19. Prej tyre, 1,047, persona janë shëruar, ndërsa 37 pacientë kanë ndërruar jetë.