AKTUALITET, 17 Korrik 2021, 18:53

Jorida Tabaku: Të bashkohemi, kundërshtari ynë nuk është në këtë sallë


Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, është shprehur se PD, duhet të shndërrohet në një parti efiçente për të prodhur rezultate.

Duhet guxim si dhe bashkim i çdo demokrati për tu përballuar më këtë pushtet që po mbyt këdo shkruan ajo në reagimin e saj.

Postimi i Tabakut

PD duhet të shndërrohet në një parti fleksibël, inteligjente dhe efiçente për të prodhuar rezultate edhe në kushtet më të vështira në të cilat do të na vendosë Rama dhe mazhoranca e përzier e partisë-shtet dhe krimit të organizuar.

Për t’u përballur me këtë pushtet që mbyt këdo na duhet vendosmëri, guxim dhe forcë!

Çdo demokrate dhe demokrat do të duhet të bashkohet duke lënë pas mëritë tona, mërzitë tona dhe hatërmbetjet tona; kundërshtari ynë nuk është në këtë salllë, nuk është as mes demokratëve.