TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas viteve 1990 shqiptarët nisën të drejtonin vëmendjen në fushën e ndërtimit. Qasja drejt këtij sektori tashmë është bërë e dukshme dhe kjo e gjitha nisi si nevojë për strehim. Ndërtimi ka pasur fazat e tij. Fillimisht qytetarët nisën të ndërtonin kudo, për shkak të nevojës për strehim dhe më pas kjo fazë u kalua, duke rifilluar me ritme të larta si në zonat urbane edhe në ato brengdetare.
Më mirë se kushdo këto të dhana paraqiten nga INSTAT. Sipas këtij institucioni pjesën më të madhe të investimeve të brendshmë e zënë ndërtimet në banesa , duke zënë vendin e parë në rajon dhe Evropë.
Sipas INSTAT treguesi i formimit bruto të kapitalit fiks[1] (investimet e brendshme materiale dhe jo materiale) përbëhet në 75% nga ndërtimi, 17% nga pajisjet dhe 8% nga të tjera (transport, bujqësi e kërkime minerare). Brenda ndërtimit, gati 60% shkon për banesa. Të dhënat e fundit i përkasin vitit 2015, por nuk ka ndonjë ndryshim të madh në krahasim me 10 vjet më parë, kur ndërtimi zinte 80% të invesimeve të brendshme në ekonomi.
Formimi bruto i kapitalit fiks është pjesë e shpenzimeve të prodhimit të brendshëm bruto dhe tregon se sa nga vlera e shtuar në ekonomi investohet sesa konsumohet.
Të dhënat tregojnmë se Shqipëria pjesën më të madhe të parave i investon në ndërtim, thënë ndryshe, i bënë llaç e tulla.
Ekspertët thonë se një fenomen i tillë mund të ndikojë në rritjen e qarkullimit të parave për një afat të shkurtër dhe po kështu në hapjen e vendeve të punës, por nuk ka të njëjtën prioritet për një fata të gjatë, duke mos i shtuar vlerë ekonomisë.
Por Evropa paratë sipas një raporti të Eurostat, të vitit 2016, i përdor ndryhe. Investimet e brendshme shkojnë 48% për ndërtim. Pjesa tjetër përdoret në investime në teknologji e shpikje, që rrisin produktivitetin, përkatësisht 31% në pajisje dhe 17% në pronësi intelektuale (shiko grafikun).
Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor nga institutet statistikore të rajonit, edhe në Maqedoni, ndërtimi merr rreth 63% të investimeve, ndërsa pajisjet e makineritë rreth 30%, sa dyfishi i Shqipërisë. Maqedonia është një hap përpara Shqipërisë si për teknologjinë e informacionit ashtu dhe për industrinë, teksa është një prodhues i pjesëve të makinave, si psh katalizatorë nga Johnson Doel, një kompani që kishte të ardhura prej 1.2 miliardë eurosh në 2016-n, tre herë më shumë se sipërmarrja më e madhe në Shqipëri.
Në Mal të Zi dhe Serbi, ndërtimi zë rreth gjysmën e investimeve të brendshme, ndërsa pajisjet e makineritë zënë përkatësisht 37% n Mal të Zi dhe 48% në Serbi.
TPZ.AL