AKTUALITET, 16 Maj 2020, 11:37

“Isha i dehur,” çfarë tha në gjyq 37-vjeçari që ngacmoi se*sualisht vajzën

“Isha i dehur,” çfarë tha në gjyq 37-vjeçari


Gjykata e Korçës ka dhënë masën “arrest me burg” për Rodolf Merollin, i cili akuzohet për ngacmim seksual ndaj vajzës së tij. 37-vjeçari e ka mohuar akuzën.

Merolli ka thënë se ishte i dehur dhe nuk mbante mend asgjë.

“Isha i pire dhe i droguar nuk mbaj mend asgjë. Është një barrë shumë e madhe për mua. Kam qenë dhe në Elbasan”, ka thënë ai.

Merolli edhe më herët i ka mohuar akuzën, ndërsa e vetmja gjë që ka pranuar është se ka qenë i dehur.

Vajza 18-vjeçare denoncoi babain e saj, tre ditë më parë se e ka ngacmuar seksualisht. E reja në dëshminë e saj tregoi momentet dramatike, kur babai i kërkon të kryejnë marrëdhënie.

Ndërsa në audio-përgjimin e publikuar dëgjohet teksa i thotë vajzës se është ndjenjë dhe nuk e komandon dot.