TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është larguar nga hipotekat regjistruesja Blerina Doracaj, ndërsa në vend të saj është emëruar sot Elion Semanaj. Elion Semanaj u prezantua pak më parë nga ministrja Gjonaj.
Në datë 15.05.2017, Z. Elion Semanaj, me Urdhër të Ministrit të Energjisë dhe Industrisë z.Damian Gjiknuri, u emërua përkohësisht Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
Jetëshkrimi i shkurtër i z. Elion Semanaj
Elion Semanaj lindi më 1 mars, 1977. Është diplomuar si jurist në Fakultetin e Drejtësisë, dega juridik, në Universitetin e Tiranës. Z. Semanaj ka një eksperiencë të gjatë në punë si jurist. Ai ka kryer detyrën e juristit në Autoritetin Portual, Durrës, për të vazhduar më tej, në Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit. Z. Semanaj ka kryer funksionin si avokat ku ka përfaqësuar dhe mbrojtur në gjyq persona fizikë dhe juridikë apo konsulenca ligjore në fushën penale, civile, tregtare administrative, në hartim të kontratave dhe marrëveshjeve etj.
Nga muaji shtator i vitit 2013 e në vijim, z. Semanaj ka kryer detyrën e Zëvendësdrejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.