TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Tani që qytetarët janë në sheshe dhe aktivë politikisht, çka është një gëzim i madh për shoqërinë shqiptare, pjesën e emancipuar, ndoshta ka edhe më tepër durim të dëgjojë propozime për reforma në planin politik, ekonomik, social, administrativ, etj., që i kam parashtruar edhe më parë në librat e mi!
Institucione që kanë përjashtuar qytetarin duke e detyruar të dalë në shesh nuk i duhen askujt veç atyre që i kanë privatizuar.
Institucionet duhet të hapen për qytetarët njëherë e përgjithmonë, jo nga frika e përmbysjes, por si gjendje normale e një shoqërie të shekullit të Inteligjencës Artificiale ku disa janë akoma me mendësi klaniko-primitive.
A. Në planin politik
20 propozime
1. Askush nuk mund të qendrojë në postin e kryeministrit më shumë se një herë dhe më tepër se një mandat.
2. Deputetët zgjidhen drejtpërdrejt nga populli, nominalisht!
3. Një kandidat për deputet i paraqitur nga një parti dhe një kandidat i shpallur nga qytetarët kanë të njëjtat detyrime dhe të drejta në procesin e kandidimit.
4. Presidenti i republikës mund të propozohet edhe nga qytetarët, por në çdo rast ai që të zgjidhet kërkohen tre të katërtat e numrit të deputetëve. Nëse deputetët nuk e zgjedhin dot, atëhere zgjedhja bëhet me referendum popullor mbi kandidaturat tashmë të paraqitura.
5. Nuk mund të jetë këshilltar bashkiak asnjë person që ka mandat në organet qendrore të një partie politike, që ka tashmë një detyrë publike dhe që nuk banon prej së paku pesë vitesh në atë zonë.
6. Të njihet e drejta e votës së qytetarëve në bazë të zgjedhjes së lirë nga ana e tyre kudo ku secili ka një pronës, një vendbanim.
7. Të decentralizohet pushteti bashkiak duke bërë që çdo bashki të ketë kompetencë për mbuluar vetëm zona urbane të veçuara, si edhe të krijohen komuna për cdo grup qendrash banimi rurale pavarësisht numrit të banorëve të përhershëm.
8. Këshilltarët bashkiakë zgjidhen drejtpërdrejt dhe nominalisht (jo me listë) nga ana e qytetarëve.
9. Askush nuk mund të kryejë dy detyra funksionale (jo elektive) në shërbimin publik apo të marrë pagë ose honorar të dytë për detyra funksionale.
10. Referendumet lokale dhe kombëtare kërkohen edhe nga qytetarët, pa kufizime drastike, dhe për çështje strategjike dhe parësore, sidomos kur pushteti lokal nuk vendos dot, reeferendumi bëhet forma e ligjshme e marrjes së vendimeve sipas parimit të madh të subsidaritetit.
11. Reformohet drejtësia duke vendosur jurinë qytetare për krimet e rënda, korrupsionin dhe banditizmin e organizuar.
12. Përcaktohet funksionet e magjistratit që zgjidhen drejtpërdrejt nga qytetarët.
13. Me një numër të caktuar qytetarësh, ose me vendim apo iniciativë të Presidentit, Kuvendi mund të shpërndahet dhe të organizohen zgjedhjet e reja. E njëjta gjë edhe me këshilat bashkiake.
14. Vendoset përgjegjësia kolektive e organeve të zgjedhura si në planin penal ashtu edhe atë publik duke u gjykuar nga Gjykata e Lartë.
15. Të gjithë nëpunësit e administratës publike shpallen funksionarë publikë dhe nuk mund të emërohen apo të shkarkohen nga ministri apo personat me funksione politike. Ata varen nga sekretari i përgjithshëm i institucionit dhe emërohen nga konkurse kombëtare nga juri pa konflikt interesi, dhe shkarkohen vetëm me vendime gjykatash, nëse apelojnë.
16. Cdo nëpunës publik që mban përgjegjësi personale ligjore për cdo kundërvajtje ose mosveprim që lidhet me funksionet e tij, pavarësisht se kush e ka urdhëruar të veprojë ose mosveprojë.
17. Cdo qytetar ka të drejtë të hedhë në gjyq shtetin për cdo pasojë të dëmshme që i ka ardhur nga faje të shtetit dhe të nëpunësve publikë.
18. Web-et e institucioneve publike shpallen media publike dhe rregullohen me ligj të veçantë.
19. Ndalohet absolutisht përdorimi i çdo mjeti publik në fushatën zgjedhore. Cdo kandidat për një post elektiv dorëzon përfundimisht mandatin e ushtrimit të një detyre ekzekutive.
20. Fushata e zgjedhjeve sigurohet të jetë falas dhe pa i shkaktuar asnjë shpenzim shoqëror cdo kandidati.
