LIFESTYLE, 29 Janar 2020, 09:36

VIDEO/ Këngëtarja shqiptare përlotet në emision kur kujton tërmetin e 26 nëntorit: Qava një javë

VIDEO/ Këngëtarja shqiptare përlotet në emision kur kujton


E ftuar pasditen e sotme tek “Rudina” ishte këngëtarja e njohur Ertila Koka e cila së fundmi ka publikuar një projekt të ri muzikor, në bashkëpunim me këngëtarin ndërkombëtar, Adam Clay që njihet për hitet e tij botërore “Babilonia” dhe “Beautiful life”.

Ertila tregoi se dëshironte të vinte tek “Rudina” që në nëntor por nuk mundi edhe për shkak të tërmetit.

Ajo tregoi se e kishte përjetuar mjaft keq atë periudhë dhe u përlot.

“E kam përjetuar shumë keq. Isha në Milano. Nuk kam qarë ndonjëherë një javë në jetën time, sepse merrja familjen gjithë kohën”, u shpreh Ertila.