TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Erik Hamren, trajneri i Islandës shpreson të marrë fitoren e dytë në grup ndaj kuqezinjve në sfidën që do të luhet në “Elbasan Arena”.
Në konferencën për shtyp përpara takimit, ai theksoi se e respekton skuadrës shqiptare dhe se ky takim do të jetë me i vështirë sesa ai i zhvilluar në Rejkjavik, por Islanda kërkon të shkojë në Europian.
"Është ndeshje e rëndësishme, por ne vijmë për më të mirën dhe kemi respekt të madh për Shqipërinë. Qëllimi ynë është të shkojmë në Europian. Por, pas ndeshjes shihet nëse jemi të kënaqur me një apo tri pikë.
Nuk dua të flas shumë për Shqipërinë, por të flas për ne. Shqipëria ka qenë dhe është ekip i fortë. Me Turqinë ato kanë luajtur mirë, por kanë qenë të pafatë. Por, për mua mbetet e fortë. Ata luajnë në shtëpi dhe do bëjnë më të mirën, do jetë e vështirë midis dy ekipeve të barabarta, siç ishte para tri muajsh në Rejkjavik.
Lojtarët tanë kanë pësuar disa trauma, por e përgjithshmja është mirë. Distanca? S’ka asgjë, jemi në një hotel të mirë,” theksoi Hamren.