AKTUALITET, 24 Qershor 2020, 13:21

Gjendet kānabis në Krujë, procedohet kryetari i Cudhit dhe gjashtë kryepleq fshatrash

Gjendet kānabis në Krujë, procedohet kryetari i Cudhit dhe


Policia e Krujës ka proceduar penalisht kryetarin e Njësisë Administrative Cudhi dhe gjashtë kryepleq fshatrash, ku u gjetën rrënjë kānabisi.

Sipas policisë në këtë operacion antikānabisi janë angazhuar dy dronë dhe 100 policë, ku nga rezultatet e arritura.

Bimët e kānabisi janë konstatuar të kultivuara në fshatrat Shkretë, Bruz Mal, Bruz Zall, Kroi i Madh, Rranxë dhe Cudhi Zall.

Njoftimi:

Krujë:

Vijojnë kontrollet e territorit nga toka dhe ajri, me dronë, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të kānabisit.

Procedohen penalisht kryetari i Njësisë Administrative Cudhi dhe 6 kryepleq të fshatrave në Krujë.

Gjatë kontrollit të territorit më këmbë dhe dronë janë angazhuar rreth 100 forca policie dhe janë përdorur 2 dronë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës dhe forcat e FNSH-së, në vijim të kontrollit masiv të territorit, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në qytetin e Krujës, kanë konstatuar disa ambiente ku ishin kultivuar bimë narkotike cānnabis sativa, në fshatrat Shkretë, Bruz Mal, Bruz Zall, Kroi i Madh, Rranxë dhe Cudhi Zall.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit O. K., 59 vjeç, me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Cudhi, A. P., 64 vjeç, S. S., 69 vjeç, M. H., 54 vjeç, S. V., 70 vjeç, A. B., 51 vjeç dhe Xh. Xh., 51 vjeç, me detyrë kryepleq të fshatrave ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike cānnabis sativa, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, për të kontrolluar dhe zonat më të largëta, duke përdorur dhe flotën e dronëve.