AKTUALITET, 24 Qershor 2020, 11:19

Basha në Vorë: Dje Rama, Ahmetaj dhe Veliaj, i kanë paguar 500 mijë euro Klodian Mërtirit të inceneratorëve

Basha në Vorë: Dje Rama, Ahmetaj dhe Veliaj, i kanë paguar 500


Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ishte sot në Vorë ku ka zhvilluar takime me biznesin e vogël.

Me një video live në facebook, Basha tha se kriza ekonomike në vend ka vetëm një burim “abūzimin me pushtetin”.

Sipas kryeopozitarit, paratë e taksapaguesve shqiptarë “shkojnë tek inceneratorët, tek oligarkët”, ndërsa shtoi se dje biznesmeni Klodian Mërtiri ka marrë “500 mijë euro nga taksat e shqiptarëve”.

Basha tha se “kjo gjendje duhet të marrë fund”, ndërsa bëri thirrje për bashkim “për t’i kthyer legjitimitetin vendit”.

“Nafta më e shtrenjta në rajon dhe Europë. Dje në një bashkëbisedim me sipërmarrës, më tha se kishte hequr 140 punonjës, nuk i paguaja dot më tha, por nga ana tjetër përmendi se ka paguar kokërr më kokërr taksat. Por paratë e taksave shkojnë tek inceneratorët, tek oligarkët. Kriza e thellë ekonomikë ka pllakos vendi.

Ramavirusi ka shkatërruar në themel ekonominë. Kjo krizë e thellë ekonomike që po avancon çdo ditë, po shkatërron biznesi e vogël, ka vetëm një burim. Abūzimin e pastër me pushtetin, vjedhjen e parave tuaja dhe dhënien e tyre oligarkëve. Kjo është një ditë feste për Klodian Mërtirin për partnerët e tij nga Edi Rama, Arben Ahmeta e Erion Veliaj, pasi dje kanë marrë 500 mijë euro e kusur nga taksat e shqiptarëve.

Një orë më parë duhet të bashkohemi për t’i kthyer legjitimitetin vendit e për t’i kthyer taksat në ndihmë për ju, para se Ramavirusi dhe kriza që ai ka prodhuar ta gërryej këtë vend”, tha Basha.