TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike u mbajt ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve, ku 7000 demokratë po votojnë 300 anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar. Në këtë Kuvend morën pjesë të gjithë anëtarët dhe drejtuesit politikë të PD-së që nga Kryetari i saj Lulzim Basha deri te lideri historik Sali Berisha.
Por ajo që mori vëmendje në këtë Kuvend ishte mungesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili nuk u shfaq fare në Pallatin e Kongreseve. Nishani që nga humbja e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit, e ka cilësuar Bashën si shkaktarin dhe fajtorin kryesor të humbjes. Ai e ka kritikuar atë si dhe i ka kërkuar që të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD-së.Gjithashtu ra në sy prania e Sali Berishës, por edhe e deputetëve të tjerë të zgjedhur të Partisë Demokratike.
Ndërsa Agron Shehaj, edhe pse mori pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së, e bojkotoi atë pas fjalës së Bashës. Shehaj ishte parashikuar që të filste në këtë Kuvend, si të gjithë drejtuesit politik të PD-së, por në minutat e fundit ai hoqi dorë. Motivet e këtij veprimi nga ana e Shehajt, ende nuk dihen, ndërkohë që në zgjedhjet e brendshme të PD-së, të cilët u mbajtën në 13 qershor, Shehaj ishte kundërshtar i Bashës, në garën për kryetar të PD-së.
Shikoni më poshtë disa nga fotot nga Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike
[gallery ids="546180,546181,546182,546183,546184,546185,546186,546187,546188"]