AKTUALITET, 23 Mars 2019, 18:29

FOTO/ Turqit harrojnë përfaqësuesen e tyre, mahniten nga gazetarja shqiptare

Mediat turke kanë “zbehur” fitoren e përfaqësueses së tyre në “Loro Boriçi”, por i kanë dhënë jehonë bukurisë shqiptare.

Pas ndeshjes “Fanatik.Com” dhe shumë portale të tjera turke i kanë kushtuar vëmendje moderatores së njohur, Vilma Masha, e cila me bukurinë e saj ka tërhequr vëmendjen e publikut në "Loro Boriçi".

“Një detaj para se të niste ndeshja nuk i shpëtoi vëmendjes. Bukuroshja u pa në fushë teksa merrte intervista. Sytë ishin në fushë dhe të gjithë tifozët e admiruan”, shkruhej në artikullin special kushtuar Vilmës sigurisht shoqëruar nga disa foto.